Luzi 2008-Lushnja, FSHF dënon dhunën e ushtruar ndaj arbitrit

luzi 2008 lushnja fshf denon dhunen e ushtruar ndaj arbitrit
luzi 2008 lushnja fshf denon dhunen e ushtruar ndaj arbitrit

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj në përfundim të ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.

Menjëherë pas incidentit arbitri Bacaj ka bërë denoncim ndaj autorit të dhunës, i cili është identifikuar si punonjës i klubit të Luzit dhe është arrestuar nga Policia e Shtetit, që ka reaguar shumë shpejt duke e neutralizuar.

Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë që të marrin masa të forta për të ndaluar dhe dënuar aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë ngjarje të papranueshme dhe bën apel për të gjithë, që futbolli të mos penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm.

Dhuna ndaj arbitrit e ndodhur në Luz nuk mund të ketë asnjë lidhje me futbollin dhe frymën e “Fair Play” dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen nga veprime të tilla që e dëmtojnë lojën tonë të bukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →