Ngjarja ndodh 80 vjet pasi nazistët arrestuan adoleshenten hebreje. Një statujë e Anne Frank në Amsterdam është lyer me bojë të kuqe gjaku, me sloganin “Free Gaza”.
Sipas televizionit lokal AT5, kjo është hera e dytë në më pak se një muaj që statuja e ngritur në një park në kryeqytetin e Holandës vihet në shënjestër. Klaas Meijer, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës, i quajti vandalët “barbarë”. Monumenti i viktimës së famshme të Holokaustit ishte dëmtuar tashmë më 9 korrik.
Komuna u lut për mbrojtje të përforcuar me mbikëqyrje video dhe ndriçim natën në atë kohë. “Një hetim është nisur, por asnjë i dyshuar nuk është identifikuar për momentin,” tha një zëdhënës i policisë për AFP.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co