Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ka ndarë lajmin e trishtë se babai i saj, i cili prej javësh ndodhej në gjendje kritike, është ndarë nga jeta.
Në një postim në InstaStory, moderatorja i ka dedikuar fjalë prekëse të atit duke shkruar “ma bëre shpirtin copë o ba”.
Jonida Vokshi shprehet se do e dojë deri në frymën e fundit.
“Ma bërë shpirtin copë o ba. Do të të dua deri në frymën time të fundit, deri kur të takohemi serish!”, shkruan ajo.
Rreth 3 javë më parë, moderatorja tregoi se babai i saj po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore.
Edhe përgjatë kësaj kohe, përmes një InstaStory, Jonida Vokshi falenderoi ndjekësit e saj për mbështetjen, teksa sqaroi se gjendja e të atit ishte ende kritike.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa shumë falenderuese jam ndaj jushg, që më keni shkruar dhe dhënë kaq shumë dashuri e mbështetje, gjatë këtyre 4 ditëve më të vështira të jetës sime. Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje. Gjendja e babit vazhdon të jetë kritike, por me besim çdo second në Zot! Do mundohem t’i rikthehem përditshmërisë, të jem në kontakt me ju, kjo do më ndihmojë edhe mua. Shumë dashuri për ju”, shkroi aktorja.