Presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi një plan veprimi për partneritetin strategjik të Francës me Republikën Çeke të martën (5 mars) së bashku me kryeministrin çek Petr Fiala gjatë një vizite në Pragë.
“Ne sapo kemi nënshkruar planin e veprimit për zbatimin e partneritetit tonë strategjik. Ai (partneriteti) është nënshkruar në vitin 2008 dhe plani i veprimit që ne kemi nënshkruar sot do të strukturojë dhe thellojë marrëdhëniet në katër vitet e ardhshme, duke përfshirë gjithashtu çështjet ndërkombëtare të mbrojtjes, çështjeve ekonomike, energjetike ose transporti dhe fushat e kulturës si dhe shkencës. Është një plan i gjerë veprimi që do të na lejojë të vazhdojmë të përparojmë”, tha Macron.
Macron më herët theksoi të martën mbështetjen e tij për planet e shpallura muajin e kaluar nga Republika Çeke, e mbështetur nga Kanadaja, Danimarka dhe të tjerët, për të financuar blerjen e shpejtë të qindra mijëra municioneve nga vendet e treta për t’i dërguar në Ukrainë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co