Ministri rus i mbrojtjes paralajmëroi homologun e tij francez kundër vendosjes së trupave në Ukrainë në një telefonatë të zhvilluar të mërkurën dhe vuri në dukje se Moska është e gatshme të marrë pjesë në bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit.
Sergei Shoigu i tha ministrit francez të mbrojtjes Sébastien Lecornu se nëse Parisi ndjek deklaratat e tij për mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake franceze në Ukrainë , “kjo do të krijojë probleme për Francën”, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes ruse.
Biseda pasoi komentet e presidentit francez Emmanuel Macron në shkurt, në të cilat ai tha se nuk mund të përjashtohej mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë.
Kjo telefonatë mes zyrtarëve shënon kontaktin e parë të tillë midis ministrave të mbrojtjes ruse dhe franceze që nga tetori 2022.
Shoigu vuri në dukje “gatishmërinë e Moskës për dialog me Ukrainën”, duke theksuar se një raund i planifikuar i bisedimeve të paqes në Gjenevë do të ishte “i pakuptimtë” pa përfshirjen e Rusisë.
Ai shtoi se negociatat e mundshme të ardhshme mund të bazohen në një draft dokument, i cili u diskutua gjatë bisedimeve Rusi-Ukrainë në Stamboll në mars 2022.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co