Macron përsërit mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën

macron perserit mbeshtetjen e vendit te tij per ukrainen
macron perserit mbeshtetjen e vendit te tij per ukrainen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përsëriti mbështetjen e tij për popullin ukrainas duke theksuar se vendi i tij është pranë Ukrainës “më shumë se çdo herë”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Pallati Elyseee thuhet se presidenti Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Në bisedë u diskutua për nevojat ushtarake të Ukrainës dhe situata e luftës në terren. Macron tha se vendi i tij është pranë popullit të Ukrainës “më shumë se çdo herë” dhe se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Macron i shprehu ngushëllimet Zelenskyy-t për ata që humbën jetën në sulmin që Rusia kreu më 3 shtator në qytetin Poltava të Ukrainës dhe dënoi sulmet “intensive ruse dhe pa dallim”.

Presidenti francez konfirmoi angazhimin e tij për zbatimin e udhërrëfyesit të përcaktuar në Samitin e Paqes për Ukrainën më 15 qershor në qytetin Bürgenstock të Zvicrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →