Macron thërret paraardhësit e tij në Elysée, takime me ish-presidentët Sarkozy dhe Hollande për të diskutuar luftën në Ukrainë

macron therret paraardhesit e tij ne elysee takime me ish presidentet sarkozy dhe hollande per te diskutuar luften ne ukraine
macron therret paraardhesit e tij ne elysee takime me ish presidentet sarkozy dhe hollande per te diskutuar luften ne ukraine

Pas deklaratave të tij të diskutueshme për luftën në Ukrainë, Presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur për herë të parë paraardhësit e tij, Nicolas Sarkozy dhe François Hollande në pallatin Elysée.

Raportohet se Macron do të presë ish-krerët e shtetit Sarkozy dhe Hollande të mërkurën në mbrëmje për të diskutuar me ta për situatën në Ukrainë.

Kjo nuk është hera e parë që Emmanuel Macron konsultohet me paraardhësit e tij. Në shkurt 2022, menjëherë pas pushtimit rus në territorin ukrainas, Presidenti i Francës u takua me Nicolas Sarkozy. “Rruga e dialogut, e diplomacisë është e vështirë, shpeshherë zhgënjyese, por nuk ka alternativë. Prandaj duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, deklaroi ish-kreu i shtetit.

Presidenti francez Macron e konsideroi “të nevojshme” të martën nga Praga për t’u bërë thirrje aleatëve të Ukrainës, duke u kërkuar atyre “të mos jenë frikacakë” përballë një Rusie “të pandalshme”.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Emmanuel Macron , Ministri i Jashtëm Stéphane Séjourné pohoi të martën në mbrëmje, në një intervistë në LCI , se ishte e nevojshme “të mposhtet Rusia pa bërë luftë kundër Rusisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →