Macroni hedh poshtë kandidaten e të majtëve për kryeministre, nisin organizimet e protestave

macroni hedh poshte kandidaten e te majteve per kryeministre nisin organizimet e protestave
macroni hedh poshte kandidaten e te majteve per kryeministre nisin organizimet e protestave

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se nuk do të pajtohet me një qeveri të udhëhequr nga aleanca e majtë e Frontit të Ri Popullor (NFP), e cila fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet legjislative të muajit të kaluar.

Koalicioni katërpartiak fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar dhe ka thënë se kandidatja e tij, nëpunësja civile e Parisit, Lucie Castets, duhet të emërohet kryeministër, edhe pse ata nuk kanë një shumicë të nevojshme, raporton BBC.

Macroni ka thënë se Franca ka nevojë për stabilitet institucional dhe se e majta nuk do të mund të fitonte një votë besimi në parlament, raporton BBC.

NFP-ja, e cila paraqiti nëpunësen civile relativisht të panjohur, Castets si kandidaten e tij për kryeministre, si përgjigje bëri thirrje për protesta në rrugë dhe shkarkimin e Macronit.

Macroni, centristët e të cilit u mundën, duke u renditur të dytit në korrik, ka thënë se do të fillonte konsultimet e reja me liderët e partive të martën, dhe i kërkoi të majtës të bashkëpunonte me forcat e tjera politike.

Ai u ka bërë thirrje tri nga katër partive të majta, socialistëve, të gjelbërve dhe komunistëve, që të punojnë me “forcat e tjera politike” për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi, pa përmendur të majtën radikale “France Unbowed”.

Megjithatë, të tri palët refuzuan kërkesën e tij.

Asnjë grup nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhje, pasi NFP-ja fitoi më shumë se 190 vende, aleanca qendrore e Macronit 160 dhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) 140.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →