Macroni i kërkon kryeministrit Attal të qëndrojë përkohësisht në pozitë, pas kërkesës për dorëheqje

macroni i kerkon kryeministrit attal te qendroje perkohesisht ne pozite pas kerkeses per doreheqje
macroni i kerkon kryeministrit attal te qendroje perkohesisht ne pozite pas kerkeses per doreheqje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka refuzuar të hënën dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Gabriel Attal, duke i kërkuar të qëndrojë në këtë pozitë përkohësisht, pas rezultateve kaotike të zgjedhjeve, raportoi “Washington Post”.

Attali ka thënë se do të qëndrojë në detyrë nëse është e nevojshme, mirëpo ofroi dorëheqjen e tij të hënën në mëngjes.

Macroni, i cili e emëroi atë vetëm shtatë muaj më parë, i kërkoi të qëndrojë në krye të ekzekutivit “për të siguruar stabilitetin e vendit”.

Aleatët kryesorë politikë të Macronit iu bashkuan takimit me Attalin në pallatin presidencial.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co