Macroni shpreh mbështetjen e Francës për Libanin

macroni shpreh mbeshtetjen e frances per libanin
macroni shpreh mbeshtetjen e frances per libanin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për Libanin pas shpërthimit të qindra pejxherëve dhe radiolidhjeve të Hezbollahut atje, që lanë të vdekur të paktën 37 persona dhe të lënduar rreth 3,000 të tjerë.

Në një fjalim të enjten, Macroni ka thënë se ai beson se mundësia që lufta të prekë Libanin “nuk është e pashmangshme”, raporton AP.

“Ekziston një rrugë diplomatike. Është sfiduese, por është një rrugë që Franca, me të gjithë partnerët e saj, e favorizon për Libanin. Ne veprojmë në emër të vlerave tona, miqësisë dhe lidhjeve tona vëllazërore me Libanin. Ne duam qartësi dhe për të gjithë: izraelitët, iranianët, partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë, liderët libanezë. Ne themi të vërtetën dhe ata e dinë këtë: së pari, përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt,

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co