Magazinonte lëndë plasëse dhe i shiste, e pëson pronari i një subjekti minerar në Bulqizë

magazinonte lende plasese dhe i shiste e peson pronari i nje subjekti minerar ne bulqize
magazinonte lende plasese dhe i shiste e peson pronari i nje subjekti minerar ne bulqize

Goditet një tjetër rast i paligjshëm i tregtimit të lëndëve plasëse në Bulqizë. Pronarin e një subjekti minerar është proceduar penalisht, pasi akuzohet se magazinonte lëndë plasëse dhe i shiste.

NJOFTIMI I POLICISE
Magazinonte lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetjak, por më pas e tregtonte (shiste) në 9 subjekte të tjera, Policia nis procedimin penal për pronarin e një subjekti minerar.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përmbushje të objektivave të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në inteligjencën policore se një subjekt në mënyrë të paligjshme tregtonte (shiste), lëndë plasëse në disa subjekte të tjera minerare, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin, parandalimin e mëtejshëm dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” për shtetasin G.Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në Thekën Martanesh, pasi magazinonte në depon e tij, sasi me lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetiak, më pas në mënyrë të paligjshme dhe pa autorizim përkatës nga Komisariati i Policisë, e tregtonte (shiste) lëndën plasëse në 9 subjekte të tjera, duke u mjaftuar vetëm me një akt-marrëveshje të lidhura mes palëve (subjekteve).

Në këtë subjekt janë sekuestruar 1416 kg lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike. Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →