Real Madrid thyen 1-0 Sevilla-n, një tre pikësh i artë që përforcon pozitat e ekipit të Ancelottit në krye të La Liga-s. Pas javës së 26-të, Real Madrid shkëputet provizorisht me tetë pikë në raport me Girona-n. Kjo ishte një sfidë e veçantë për Sergio Ramos i cili u rikthye për herë të parë në Madrid si kundërshtar. Reali kaloi në avantazh që në minutën e 10-të me Lucas Vazquez, por gjyqtari i takimit me ndihëm e sistemit VAR anuloi gjithçka për faull në sulm, një episod që solli protesta në radhët e Realit, me Ancelottin që u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndeshja nuk prodhoi episode të veçante, pak raste për shënim, ndërsa në minutën e 81-të, Luka Modric, i hedhur në fushë si zëvendëses realizoi një super gol, një finalizim plot klas që në fund rezultoi një tre pikësh. Festuan për këtë gol të Modric të gjithë lojtarët, por dhe trajneri Ancelotti:
“Festuan në atë mënyrë pasi ai e meriton. Realizoi një gol të bukur dhe kontribuoi me personalitet. Është shumë e vështirë të lësh në stol. E ardhmja e Modric? Kjo është vetëm në dorën e tij, neve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim vendimin e tij, se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm. E sigurt është që Modric nuk ngjan me një lojtar që është 39 vjeç”, u shpreh ndër të tjera Carlo Ancelotti.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co