Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë mëngjesin e sotëm.
Një makinë raportohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë. Pavarësisht kërkimeve ende s’është gjetur vendi se ku është aksidentuar automjeti, ndërsa po punohet për të lokalizuar shoferin.
Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të kërkim Shpëtimit Malor prej disa orësh vijojnë kërkimet, por terreni i thepisur malor e bën të vështirë punën e grupeve të terrenit.
Bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë pranë emergjencave civile të cilat gjithashtu kanë dërguar helikopterin e ndihmës se shpejtë. Deri tani dyshohet për vetëm një të dëmtuar.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co