Bota

Makina e policisë përplaset me një Audi, pëson lëndime efektivi dhe dy persona të tjerë

makina e policise perplaset me nje audi peson lendime efektivi dhe dy persona te tjere



































Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një makinë policie është përplasur me një tjetër makinë tip Audi.

800-0-policia-2

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts