Shqiperia

Makina pa targa dhe me numrin e shasisë të hequr gjendet e shkrumbuar në fshatin Grudë në Shkodër, dyshimet e para

makina pa targa dhe me numrin e shasise te hequr gjendet e shkrumbuar ne fshatin grude ne shkoder dyshimet e para

SHKODER

Një automjet i dyshimtë, pa targa dhe me numrin e shasisë të hequr është djegur në orët e mbrëmjes të 27 janarit në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në fshati Grudë të njësisë Rrethina pjesë e bashkisë Shkodër. Automjeti është shkrumbuar nga flakët në një rrugë dytësorë ku nuk ka thuajse asnjë lëvizje dhe në një orë të vonë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të Shkodrës të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Nga dyshimet e para të repartit zjarrfikës mendohet se zjarri në këtë automjet është i qëllimshëm.

Ndërkohë në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë duke nisur hetimet për këtë automjet të dyshimtë. Nga verifikimet e policisë rezulton se kjo makinë është braktisur nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është djegur me benzinë duke u shkrumbuar plotësisht.

Nga hetimet e policisë rezulton se ky automjet është pa targa dhe po ashtu personat që e kanë djegur janë kujdesur që të heqin edhe numrin e shasisë. Grupi hetimor është duke bërë kçyrjen e automjetit nëse mund të gjejnë numrin e shasisë të automjetit në pjesë të tjera për të arritur për të identifikuar se kush e ka patur në pronësi. Deri më tani mbetet e paqartë se kush e ka djegur automjetin dhe se kujt i përket.

Ndërkohë forcat e policisë po hetojnë çdo pistë të mundshme nëse kjo makinë mund të jetë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale. Deri më tani efektivët nuk kanë asnjë ide nëse automjeti ka të bëjë me ndonjë krim të mundshëm dhe arsyen përse është shkrumbuar nga flakët.

Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje. Ndërkohë një ditë më parë u përfshi nga flakët një tjetër automjet që i përket një punonjësi policie i cili ka afro një vit që ka nisur punën me uniformat blu. Edhe ajo ngjarje dyshohet e qëllimshme. Sipas burimeve nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një tjetër ngjarje, një vjedhje në tentativë e një automjeti tip Range Rover. Hajdutët kanë thyer xhamin dhe kanë hequr sistemin e alarmit por nuk kanë arritur që ta ndezin automjetin dhe pasi ka dalë i pronari i makinës nga shtëpia janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Policia po heton edhe këtë ngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts