Mal i zi/ Banorët në Kotor: Jeta jonë vështirësohet shumë gjatë sezonit turistik

mal i zi banoret ne kotor jeta jone veshtiresohet shume gjate sezonit turistik
mal i zi banoret ne kotor jeta jone veshtiresohet shume gjate sezonit turistik

Në Kotor të Malit të Zi banorët shprehen të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve. Ata thonë se jeta e tyre është gjithnjë e më e vështirë gjatë sezonit turistik, ndërsa qytetit të vogël sipas eksperëve i mungon infrastruktura duke bërë që rrugët të kenë trafik të rënduar. Po ashtu një tjetër shqetësim është edhe ndotja e detit.

Qyteti i Kotorit në Mal të Zi, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i vendosur brenda gjirit piktoresk të Adriatikut, po përballet me një numër të lartë turistësh gjatë verës, duke bërë që në rrugë të krijohet trafik i rënduar.

Ndërsa disa pjesë të filmit James Bond, “Casino Royale” i vitit 2006 janë filmuar në këtë qytet, tani autoritetet thonë se Kotori është i mbingarkuar nga fluksi i turistëve dhe anijeve turistike. Turizmi kontribuon afërsisht një të katërtën e prodhimit ekonomik të Malit të Zi, me të ardhurat që përbëjnë 24.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2022. Megjithatë banorët thonë se jeta e tyre është gjithnjë e më e vështirë gjatë sezonit turistik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →