Daniel Maldini është një nga risitë e këtij grumbullimi për Italinë, me trajneri Luçiano Spaleti i cili ka ftuar pinjollin e familjes së njohur të futbollistëve për herë të parë në radhët e të kaltërve.
Futbollist, ndryshe nga gjyshi Çezare dhe babai i tij Paolo, luan sulmues dhe idhull në fakt nuk ka pasur të atin, siç tregoi sot para mikrofonave në grumbullim.
“Është krenari të jem këtu. Tani shpresoj t’i tregoj gjëra të mira trajnerit. Familja ime ka qenë gjithmonë pranë meje, por, ju siguroj, nuk folëm për thirrjen në përfaqësuese me babain. Venezuela më kishte kontaktuar edhe në të kaluarën (e ëma, Adriana, është venezueliane), por gjithmonë kam preferuar të pres dhe të bëj zgjedhjen e duhur, mendoj se ia ka vlejtur.
Më bën përshtypje kur shoh fotot e gjyshit dhe babait tim në Koverçiano, por unë jam i fokusuar te grumbullimi dhe jetoj ditë pas dite. Lidhja farefisnore është një gjë e mirë, por është edhe një gjë e keqe.
Ëndrra e kombëtares nuk ishte vetëm e imja, por e të gjithë fëmijëve që luajnë. Roli im? Në sulm më shkon gjithçka, mesfushori sulmues, edhe majtas dhe djathtas, sulmuesi i dytë, për mua është njëlloj. Modeli im ishte Kaka. Sot Dibala është mbresëlënës, lehtësia me të cilën ai luan është e pabesueshme. Asnjëherë nuk i kam kërkuar babit këshilla se si t’ua hedh mbrojtësve, por tani të shohim”, tha duke qeshur djaloshi i cili këtë fundjavë mbush 23 vjeç.
PANORAMASPORT.AL