Mali Everest po bëhet më i gjatë, shkencëtarët zbulojnë arsyen: Sistemi ujor ka pasur…

mali everest po behet me i gjate shkencetaret zbulojne arsyen sistemi ujor ka pasur





































Mali Everest është rritur me rreth 15 deri në 50 metra në 89,000 vitet e fundit dhe po rritet çdo vit.

mali everest

Shkencëtarët thonë se kjo është për shkak se sistemi ujor i malit ka hasur në një lum.

Kur lumi Arun u bashkua me një tjetër aty pranë, shtegu i ri krijoi grykën e thellë të Arunit pranë Everestit.

Tani, rrjeti i lumenjve është rreth 74 kilometra larg malit, duke bërë që ai të ngrihet deri në dy milimetra çdo vit, shkruan Sky News.

“Mali Everest është një mal i jashtëzakonshëm mitesh dhe legjendash dhe është ende në rritje”, tha studenti Adam Smith nga UCL Earth Sciences.

“Hulumtimi ynë tregon se ndërsa sistemi i lumit aty pranë prehet më thellë, humbja e materialit po bën që mali të ngrihet më lart”, shtoi Smith.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al