Manastiri i Banjskës do të mbyllet nga 23 deri më 26 shtator

manastiri i banjskes do te mbyllet nga 23 deri me 26 shtator
manastiri i banjskes do te mbyllet nga 23 deri me 26 shtator

Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se Manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator.

Në njoftim thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorët është siguria, si dhe për të ruajtur paqen.

“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.

Mbyllja e Manastirit ndodh në kohën kur sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, shënon një vjetorin.

Më 24 shtator 2023 ndodhi agresioni në Banjskë, ku grupi kriminal i udhëhequr nga krimineli Milan Radoiçiq, vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Këtë javë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave lidhur me këtë sulm, ku thuhet se qëllimi ishte aneksimi i veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →