Në një krizë të tmerrshme rezultatesh në javët e fundit, Mançester Siti do që të fuqizohet në merkaton e janarit.
Siç raporton Daily Star, “Qytetarët” janë gati të vendosin në tavolinë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Tizhani Reijnders, mesfushorit holandez të Milanit.
Lojtari, protagonist i një sezoni të shkëlqyer në Serinë A, tërhoqi vëmendjen e Pep Guardiolës, i cili e sheh atë si profilin ideal për të forcuar mesfushën e kampionëve të Premier Ligës.
PANORAMASPORT.AL