Raportimi i gazetës spanjolle “Sport”, thekson se Mançester Junajtid është futur në garë për mesfushorin holandez Ksavi Simons. Shefat e “Djajve” aktualisht po përgatisin një ofertë prej 100 milionë eurosh në adresim të PSG-së.
Fakt është se Mançesteri dhe Bajern Mynih janë klubet që shpresojnë për të nënshkruar me lojtarin 21-vjeçar. Në bazë të informacioneve nga “SPORT BILD”, Simons konsiderohet lojtari ideal nga Maks Eberl, anëtari i bavarezëve, i cili po punon në prapavijë për një marrëveshje me Parisin. Ksavi ka kontratë me francezët deri në vitin 2027. Pasi huazimit në Lajpcig, ai në fakt duhet të kthehet në kryeqytetin francez. Por asnjëra palë nuk e dëshiron këtë.
Simons dëshiron të largohet, PSG-ja ka si synim huazimin. Bajerni dhe Lajpcig janë në pritje, ndërsa tashmë është futur bindshëm në garë edhe Mançesteri Junajtid. Gazeta franceze “L’Equipe” së fundmi tha se gjigantët nga Mynihu ishte gati të paguanin 90 milionë euro për të talentin holandez. Por, a është Simons i interesuar për një lëvizje në Angli? “Rekordmenët” e Premier Ligës nuk arritën të kualifikohen në Champions sezonin e kaluar dhe luajnë vetëm në Europa League. A dëshiron Simons të inkuadrohet në këtë kompeticion? Vështirë të imagjinohet.
Nga ana tjetër, kubet gjermane si Bajerni dhe “Demat” e Lajpcig prezantohen në Ligën e Kampioneve, shto faktin që mesfushori ndihet rehat në Bundesligë. Liga gjermane ka demonstruar versionin më të mirë nga Simons, ndryshe nga sa ndodhi te PSG-ja. Përpos bindjes së parisienëve, Junajtid duhet të ndërtojë strategjinë e duhur për të marrë “po”-n e futbollistit me prirje ofensive. Bajerni shpreson se marrëdhënia pozitive mes lojtarit dhe anëtarit Eberl mund të shërbejë si guri ideal për të mbërritur te Ksavi.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co