Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, zbardhen diskutimet, mandati përfundon në mars 2025! Holta Zaçaj pretendon edhe 1 vit të plotë

mandati i kryetares se gjykates kushtetuese zbardhen diskutimet mandati perfundon ne mars 2025 holta zacaj pretendon edhe 1 vit te plote








































Në mbledhjen e gjyqtarëve kushtetues është vendosur që mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese të përfundojë më 10 mars 2025.

 Holta Zacaj-1

Ndërkohë që Zaçaj pretendon se i përfundon mandati në fund të vitit 2025, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë njoftoi më 11 dhjetor hapjen e procedurës për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar, i cili duhet të zëvendësojë Zaçajn.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, erdhi një ditë pasi Zaçaj, bëri të ditur publikisht se mandati i saj nuk përfundonte më 10 mars të vitit 2025 dhe pas kërkesës për opinion nga Komisioni i Venecias.

Zaçaj, e ftuar një javë më parë në studion e emisionit “Log” në News24 deklaroi mandati i saj përfundon në ditën e fundit të 2025, referuar nenit 148 të kodit të procedurës civile.

Për vakancat, Zaçaj u shpreh se Gjykata e Lartë nuk e ka vënë në dijeni, duke thënë se e ka lexuar në media.

“Unë do shpjegoj pse unë mendoj që mandati im mbaron në fund të 2025, sepse dispozita nuk e lidh me asnjë lloj elementi tjetër këtë gjënë. Ne sipas rregullores së brendshme, sa kohë kemi vakum ose nuk kemi një rregullim specifik në ligin tonë organik, rregullorja në lejon të shkojmë në kodin e procedurës civile dhe po të shkojmë në nenin 148 të kodit të procedurës civile është llogaritja e afateve dhe thuhet kur afatet nuk janë të llogaritur me datë ose muaj, ti do shkosh në datën e fundit, të javës apo të vitit. Unë kështu e interpretoj këtë dispozitë. Sepse as nga praktika nuk me del. Gjithmonë në 32 vite kemi pasur data të mbartura të mandateve”, tha nder të tjera Zaçaj

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →