Mandati i Xhaçkës, batutat e Korreshit: Ju flisni me mullarët, ose ju janë anuluar prenotimet ose kanë qenë shezlongjet e shtrenjta

mandati i xhackes batutat e korreshit ju flisni me mullaret ose ju jane anuluar prenotimet ose kane qene shezlongjet e shtrenjta
mandati i xhackes batutat e korreshit ju flisni me mullaret ose ju jane anuluar prenotimet ose kane qene shezlongjet e shtrenjta

Deputeti demokrat Saimir Korreshi nuk ka lënë  mënjanë batutat në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ku ëhstë diskutuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Korreshi që në nisje të fjalës iu drejtua me një batutë Ermonela Felajt, kur tha “unë flas në komision, jo si ju që flisni me mullarët”

“Ore se po çmendemi në këtë Komision, a nuk ishim ne që kemi debatuar dhe ju kërkonim Ju të kalojë vendimi në seancë plenare? Çfarë ndryshon nga vendimi i parë i Kushtetueses dhe nga ky vendim i dytë?

Ju thoni raport, mund ta quani edhe autorizim për kamp për Olta Xhaçkën, quajeni si të doni.

Ne nga kjo kemi kuptuar ose kanë qenë shezlongjet e shtrenjta atje, ose ju kanë anuluar prenotimet”, tha Korreshi.

Dhe në vijim, ai u shpreh se shyqyr që ia arritën kësaj dite që 10 juristë nuk kanë nevojë që t’ua shpjegojnë nga jashtë se si bëhet rakia.

[embedded content]

Batutat

Çupi: Më vjen mirë që dielli i verës ju ka futur në kushtetueshmëri

Korreshi: Ose ju kanë anuluar prenotimet ose kanë qenë shezlone te shtrenjta. Ishalla e bëni pushimin në Divjakë me mushkonjat që të vini me këtë mendje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →