Mandati i Xhaçkës/ PD kërkoi mbledhjen urgjente, Spiropali thërret Këshillin e Legjislacionit. Ja kur mblidhet

mandati i xhackes pd kerkoi mbledhjen urgjente spiropali therret keshillin e legjislacionit ja kur mblidhet

Partia Demokratike kërkoi një ditë më parë mbledhjen urgjente të Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës.

Ndërkohë sot, njoftohet zyrtarisht thirrja e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, ku do të shqyrtohet pikërisht kërkesa e grupit parlamentar demokrat.

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit do të mbahet më 27 gusht, ora 11:00.

Capture
Capture

Në një deklaratë të Grupit Parlamentar thuhet se po i jepet mbrojtje nga drejtësia një bashkëpunëtori të Edi Ramës. Kërkesa për mbledhjen e Kuvendit është firmosur nga 29 deputetë të PD-së.

“Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Për shkak të krizës kushtetuese të krijuar nga ana e Kuvendit, cenimit të themeleve të shtetit demokratik që ka vënë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zvarritjes së tejzgjatur prej më shumë se 2 viteve të kësaj çështjeje, që ka shkaktuar vonesa që e çojnë shqyrtimin në limitet kohore të mundësisë për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese, në deklaratën publike të datës 10 Korrik 2024 të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, por edhe në paragrafin 65 të vendimit nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet shqyrtimi i menjëhershëm dhe me përparësi i kësaj çështje nga Kuvend.” – thuhet në kërkesën zyrtare të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe 28 deputetë të opozitës.

Në kërkesë theksohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga një prej subjekteve kushtetuese që përmenden shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.

Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Ne dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”. Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.” – thuhet në letrën e deputetëve të opozitës drejtuar Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →