“Manifestim i qartë i përhapjes së luftës në rajon”, Erdogan dënon sulmet në Liban

manifestim i qarte i perhapjes se luftes ne rajon erdogan denon sulmet ne liban
manifestim i qarte i perhapjes se luftes ne rajon erdogan denon sulmet ne liban

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se sulmete fundit në Liban pritet që të jenë një faktor shtytës drejt përhapjes së luftës në rajon.

“Sulmet e fundit kundër Libanit dhe deklaratat e fundit të bëra nga Izraeli janë një manifestim i qartë i përpjekjeve për të përhapur luftën në rajon,” tha Erdogan në New York, atje ku u zhvillua sesioni i Erdogan 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti tha gjithashtu se gjenocidi që Izraeli po kryen në tokat palestineze, veçanërisht në Rripin e Gazës, kërcënon gjithashtu paqen në rajon.

“Institucionet dhe organizatat globale nuk kanë ndërmarrë asnjë hap efektiv për t’i dhënë fund shtypjes në Gaza ose për të parandaluar masakrën e Izraelit,” shtoi ai.

Duke theksuar se sistemi global ka filluar të humbasë gjithë “efektivitetin dhe besueshmërinë” e tij, Erdogan tha se institucionet, detyra e të cilave është të garantojnë paqen dhe sigurinë, janë “qartësisht në një gjendje kolapsi moral”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →