Manja nënshkruan në Hagë: Forcim i legjislacionit në të drejtën ndërkombëtare private

manja nenshkruan ne hage forcim i legjislacionit ne te drejten nderkombetare private
manja nenshkruan ne hage forcim i legjislacionit ne te drejten nderkombetare private

Shqipëria, përfaqësuar nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka nënshkruar sot në Hagë “Konventën për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës” dhe “Protokollin për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore”, në prezencë të z. Christophe Bernasconi, Sekretar i Përgjithshëm i Byrosë së Përhershme për të Drejtën Ndërkombëtare Private (HÇH) dhe z. Jules van Eijndhoven, MPJ Holandese.

Nënshkrimi i Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës dhe Protokollit për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, në forcimin e legjislacionit të brendshëm në fushën e të drejtës ndërkombëtare private dhe një instrument shtesë për palët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile!

Ministri Manja pas nënshkrimit u shpreh se: “Konventa dhe Protokolli që pata nderin të nënshkruaj sot si Ministër Drejtësie në emër të shtetit shqiptar, garanton universalitetin e të drejtës ndërkombëtare në të drejtëm e brendshme, forcon sigurinë juridike për biznesin në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, si dhe lehtëson procesin e dhënies së vendimeve për detyrimet ushqimore, në rastet që kanë të bëjnë me fëmijët në kontekstin e marrëdhënieve familjare”!

Ministri Manja do të jetë i pranishëm në Hagë edhe ditën e nesërme, ku pritet nënshkrimi i një tjetër konvente të rëndësishme, që do të shoqërohet edhe me takime të nivelit të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →