Bota Sport

Mareska ngre sërish alarmin: Do të kemi probleme po nuk e shkurtuam ekipin

mareska ngre serish alarmin do te kemi probleme po nuk e shkurtuam ekipin





































Trajneri i Çelsit, Enco Mareska thotë se mund të ketë “probleme” nëse klubi nuk mund të shkurtojë skuadrën e tij të madhe përpara mbylljes së merkatos. Blutë kanë bërë 13 nënshkrime deri më tani këtë verë, gjë që ka parë që skuadra e parë të rritet në më shumë se 40 lojtarë.

mareska

Në fillim të kësaj jave, italiani njoftoi se sulmuesi Rahim Sterling dhe mbrojtësi Ben Çiluell ishin pjesë e një grupi prej rreth 15 lojtarësh, të cilëve u ishte thënë të stërviteshin larg grupit kryesor të ekipit të parë. “Për momentin, me skuadrën që kemi, po punoj me 22, 23 apo 21 lojtarë, jo me 42 lojtarë, përndryshe është e pamundur”, tha Mareska në konferencën përpara ndeshjes me Uolvesin.

“Është e pamundur për çdo trajner në botë që të bëjë një seancë me 45 lojtarë. Është e pamundur. Ju nuk mund ta bëni këtë”. Sterling u la jashtë ekipit të parë në Premier Ligë, për humbjen 2-0 në shtëpi me Sitit të dielën, ndërsa ai gjithashtu humbi fitoren e tyre në ndeshjen e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës kundër Servetes të enjten.

“Unë thjesht komunikoj lojtarët që më pëlqejnë dhe lojtarët që nuk më pëlqejnë dhe për shkak se ka mbetur edhe një javë, apo 10 ditë nga dritarja e transferimeve, shpresoj se mund të gjejmë zgjidhje për të gjithë ata”, tha Mareska. “Kur gjen zgjidhje, të gjithë janë të lumtur. Kur nuk gjen zgjidhje, atëherë mund të krijosh disa probleme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts