Mario Mitaj: Ëndrra është Barcelona, Silvinjo sheh veten tek unë, Europiani ndjesi unike

mario mitaj endrra eshte barcelona silvinjo sheh veten tek une europiani ndjesi unike
mario mitaj endrra eshte barcelona silvinjo sheh veten tek une europiani ndjesi unike

Ëndërron që një ditë të luajë për Barce lonën. Nuk dihet nëse Silvinjo ka ndikuar, por Mario Mitaj thotë se trajneri brazilian sheh veten e vet tek ai, duke qenë se ka luajtur në të njëjtin rol. Në një intervistë të gjatë për “gazzeta.gr”, mbrojtësi i majtë tregon gjithçka, këshillat e trajnerit, eksperiencën në Europian, atë që Shqipëria mund të bënte më shumë, si edhe lojtarët të cilët i bënë përshtypje. Mitaj mendon se Spanja është favorite, ndërsa flet edhe për kampionatin shqiptar. Nuk mund të mungojë eksperienca te AEK-u, aty ku hodhi hapat e parë dhe diskutimet 10-orëshe në një zyrë, përpara se të merrte vendimin e largimit në Rusi. Tashmë gati për një aventurë të re, Mario është i qartë për atë që kërkon në të ardhmen.

Si u ndiet kur mësuat se do të jeni në misionin “Euro 2024” me Kombëtaren shqiptare?

Ishte hera e parë që trajneri njoftoi thirrjet në një konferencë për shtyp. U ndjeva shumë krenar dhe i lumtur që në moshën 20- vjeçare mund të përfaqësoj vendin tim në një event të tillë. Mendoj se është diçka që mund ta përjetosh vetëm një herë në jetë. Sidomos kur je anëtar i një vendi që nuk shkon shpesh në turne të tilla. Ndjeva një lehtësim të madh kur pashë emrin tim.

Cili ishte sekreti i suksesit të Silvinjos?

Mendoj se që nga momenti kur mori Kombëtaren, ajo që u përpoq të bënte ishte të mbante mirë dhomën e zhveshjes, pra atmosferën mes nesh. Ky për mua ishte sekreti dhe doli edhe në fushë. Kjo është arsyeja pse me skuadra si Republika Çeke dhe Polonia ia dolëm mbanë dhe morëm fitore të mëdha në kualifikuese.

Kombëtarja shqiptare u gjend në një nga grupet më të vështira në “Euro”, si u ndiet përballë lojtarëve të këtij kalibri?

Përgjithësisht nuk jam kurrë nervoz kur luaj, që nga momenti që do të futem në fushë s’do të jem nervoz. U ndjeva i lumtur që luaja me Italinë, mezi prisja të hyja në fushë, të shihja lojtarë që dikur i shihja në televizion. Doja të përballesha me ta dhe të shihja ndryshimin në nivel që mund të kisha me ta.

A ka pasur ndonjë lojtar që ju ka rënë në sy në ndeshjet që keni luajtur?

Më pëlqyen shumë Kieza, Jamal, i cili për moshën e tij është vërtet i jashtëzakonshëm. Më pëlqeu shumë Kovaçiç si lojtar.

Mendoni se Shqipëria mund të bënte më mirë në Europian?

Nëse përjashtoni ndeshjen e parë kundër Italisë, veçanërisht pjesën e parë që ishte një përshtatje, ne kishim një paraqitje shumë të mirë në përgjithësi. Me Kroacinë mund të fitonim. Me Spanjën luftuam deri në fund… Mendoj se edhe në një përqindje, 10% kishim mundësi të kalonim në fazën tjetër.

Si ju lë përvoja në “Euro”?

Unë mendoj se është fillimi i diçkaje më të madhe.

Cili ekip është favorit për ta fituar turneun?

Spanja dhe Portugalia.

Cila kombëtare ka zhgënjyer?

Anglia, sepse me gjithë ata lojtarë cilësorë që ka, ajo duhet të dominonte, por diçka e tillë nuk është parë.

E keni menduar ndonjëherë të garoni në kombëtaren greke?

Në kombëtaret e moshave kam shkuar edhe në kombëtaren e Greqisë dhe atë të Shqipërisë. Kur firmosa kontratën time të parë me AEK-un ata më pastruan gjithçka, e dija që doja të luaja për Shqipërinë.

Çfarë ju bëri përshtypje në Europian?

Ne të gjithë mbetëm pa fjalë kur dolëm në nxehje në ndeshjen kundër Italisë. Ne po xhironim video, atmosfera ishte vërtet e pabesueshme. Organizimi ishte gjithashtu perfekt, deri në detajet më të vogla. Nuk kishte asnjë gabim.

Cila nga tri ndeshjet ishte më e vështira?

Ndeshja kundër Italisë ishte më e vështira, sepse shënuam shumë shpejt dhe më pas u mbyllëm mbrapa. Ishte sikur humbëm veten deri në fund të pjesës së parë derisa e gjetëm sërish në të dytën. Nuk e preka shumë topin në pjesën e parë dhe po thoja pse të mos luajmë tani? Megjithatë, ne humbëm kështu që ishte ndeshja më e vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →