Bota

Marokeni përdhunoi në pyll 29-vjeçaren, më pas gjendet i masakruar me thika/ Historia thriller

marokeni perdhunoi ne pyll 29 vjecaren me pas gjendet i masakruar me thika historia thriller
marokeni perdhunoi ne pyll 29 vjecaren me pas gjendet i masakruar me thika historia thriller

Histori thriller është ajo e zbuluar nga policia italiane, pas gjetjes së një trupi të pajetë në pyjet e Ticino-s në provincën e Novaras, ndërsa viktima ishte masakruar.

Lidhur me ngjarjen, Karabinierët e Njësisë së Hetimit Novara arrestuan një 33-vjeçar italian, i akuzuar për vrasje të rëndë me dashje.

Për të njëjtin krim është denoncuar edhe e dashura 29-vjeçare, por në gjendje të lirë. Ajo, sipas hetuesve, mban përgjegjësi për bashkëpunim moral, pasi nxiti partnerin e saj të hakmerrej.

Nga ajo që u zbulua nga hetimi, rezultoi se mbrëmjen e 24 korrikut, 29-vje♪5arja kishte blerë një dozë lëndë narkotike nga viktima, Fadili Charaf, një 28-vjeçar maroken, emigrant i parregullt dhe i pastrehë.

Marokeni ka përdhunuar 29-vjeçaren në pyll.

Mbrëmjen e së nesërmes, partneri 33-vjeçar mesa duket ka vendosur të hakmerret për të dashurën e tij, sqaron policia e Novarës. Ai dyshohet se ka arritur në të njëjtin vend ku zakonisht qëndronte marokeni. Fillimisht e sulmoi me grushte dhe më pas e goditi me thikë.

Trupi i tij u gjet më pas në mëngjesin e 26 korrikut në të njëjtën zonë ku u vra, në pyllin e Oleggio.

Sipas Karabinierëve, disa dëshmi të mbledhura nga personat që takuan të arrestuarin në rrugë teksa ai largohej me nxitim nga vendi i krimit drejt shtëpisë së tij ishin thelbësore për rindërtimin e fakteve. 33-vjeçari u dërgua në burgun e Novarës, ku ditën e enjte të 8 gushtit iu nënshtrua urdhër-marrjes në pyetje nga gjyqtari për hetime paraprake, i cili dha masën e sigurisë me burg.

Sipas hetuesve, ai ka vrarë Fadili Charaf në shenjë hakmarrjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts