“Marrëdhëniet njerëzore kanë vlerë mbi politikën”, Mediu darkë jozyrtare me kongresmenë amerikanë: Prej 25 vitesh po punojmë për…

marredheniet njerezore kane vlere mbi politiken mediu darke jozyrtare me kongresmene amerikane prej 25 vitesh po punojme per
marredheniet njerezore kane vlere mbi politiken mediu darke jozyrtare me kongresmene amerikane prej 25 vitesh po punojme per

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një takim jo zyrtar me kongresmenë amerikanë.

Në një postim në Instagram, Mediu shkroi se punon prej 25 vitesh në mënyrë që të forcojë lidhjet e Kongresit me Parlamentin shqiptar.

Postimi:
Në një darkë familjare në Capitol Hill Club së bashku me bashkëshorten time, me Kongresmenët Tracy Mann, Pete Sessions, Robert Aderholt dhe bashkëshortet e tyre si dhe Stan Holmes me të cilin prej 25 vjetësh punojmë së bashku për të forcuar lidhjet e Kongresit Amerikan me parlamentin e Shqipërisë.
Darkë jo për politikë, por për miqësinë familjare dhe mardhëniet njerëzore që kanë vlerë mbi politikën.
🔹Largohem nga Ëashingtoni me një takim me Edëard P. Joseph në qëndrën për mardhëniet me jashtë të Johns Hopikins.
Edëard Jospeh është një ekspert i njohur i Ballkanit, ka shërbyer si diplomat në disa vënde të Ballkanit, i vendosur në mbështetjen për Kosovën dhe denoncues i fortë i autoritarizmit në rritje në Ballkan, situatës në Serbi dhe mardhënieve të saj me Rusinë.
Ndamë të njëjtën bindje dhe qëndrim se vëndet e NATOs në Ballkan duhet të ngrenë nivelin e bashkëpunimit dhe kordinimit politik, ekonomik dhe ushtarak për tu përballur me sfidat dhe agresionin hibrid të Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →