Bota Shqiperia

Marrëveshja e armëpushimit një mujor në Ukrainë! Trump thirrje Rusisë të pranojë propozimin e SHBA-ve! Presidenti paralajmëron Moskën për pasoja “shkatërruese”













































Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, foli sot nga Zyra Ovale për gazetarët lidhur me propozimin e SHBA-ve për armëpushim 30 ditor në Ukrainë.
Screenshot_8Kujtojmë se propozimi u bë dje në takimin e delegacioneve nga Uashingtoni dhe Kievi në Arabinë Saudite. Ukraina nga ana e saj pranoi propozimin, ndërkohë që SHBA nuk ka dhënë ende një përgjigje pozitive.

Lidhur me këtë Trump tha se shpreson që Rusia të pranojë propozimin, ndërkohë që paralajmëroi Kremlinin për pasoja “shkatërruese”, nëse bisedimet e paqes dështojnë.

Trump tha për gazetarët se ka marrë “mesazhe pozitive” në lidhje me potencialin e një armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Por një mesazh pozitiv nuk do të thotë asgjë,” u tha ai gazetarëve.

“Kjo është një situatë shumë serioze”, tha presidenti Trump.

Trump shton se përfaqësuesit e SHBA-ve janë nisur për në Rusi për të diskutuar propozimin e armëpushimit.

“Shpresojmë se ne mund të marrim një armëpushim nga Rusia. Nëse e bëjmë, mendoj se kjo do të ishte 80% e rrugës për të përfunduar këtë ‘dush’ gjaku të tmerrshëm”, tha Trump.

Gjithashtu Trump tha se ndëshkimet për Rusinë mund të jenë “shkatërruese” nëse ata zgjedhin të vazhdojnë luftën.

“Ka gjëra që mund të bësh që nuk do të ishin të këndshme në aspektin financiar. Unë mund t’i bëj gjërat financiarisht,” tha Trump.

“Do të ishte shumë keq për Rusinë. Unë nuk dua ta bëj këtë, sepse dua të arrij paqen. Ato gjëra financiare mund të jenë “shkatërrues” për Moskën”, tha Trump.

“Ne po i afrohemi ndoshta të bëjmë diçka [për Ukrainën],” u tha Trump gazetarëve, duke vënë në dukje se ai beson se pala dikur “e vështirë” ukrainase ka ndryshuar mentalitetin e tyre.

“Kam pasur dikë [i referohet Zelensky] që nuk dukej se donte paqe. Tani ai ka rënë dakord për paqen,” tha Trump.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts