Marrëveshja me Italinë/ “Kushtetuesja, aneks qeveritar”, Lela: Rama flirtoi me idenë e marrjes së refugjatëve nga Gjermania

marreveshja me italine kushtetuesja aneks qeveritar lela rama flirtoi me idene e marrjes se refugjateve nga gjermania
marreveshja me italine kushtetuesja aneks qeveritar lela rama flirtoi me idene e marrjes se refugjateve nga gjermania

Alfred Lela, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Ai u shpreh se me vendimin e marrë duke mos kundërshtuar paktin, Gjykata Kushtetuese është kthyer në aneks qeveritar.

Sipas tij ky është shqetësimi më i madh, ndërsa theksoi se po shqetësuese është “gatishmëria për të mos u pajtuar me organizatat ndërkombëtare”.

[embedded content]

Lela nënvizoi se vendimi i GJK hap një precedent duke thënë se Rama në Gjermani “flirtoi” me idenë e marrjes së disa refugjatëve edhe nga atje.

“GJK është kthyer në aneks qeveritar, ky është shqetësimi më i madh. I dyti është kjo gatishmëria për të mos u pajtuar me organizatat ndërkombëtare dhe ato që lidhen me infrastrukturat ku ne duam të jemi pjesë. Shqetësimi i tretë është se vendimi i GJK krijon një precedent. Rama para disa ditësh flirtoi në Gjermani me idenë e marrjes së disa refugjatëve edhe nga atje. Ky vendim i hap rrugën edhe një serie të dytë apo të tretë”, tha ai.

[embedded content]

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →