Marrëveshja me Rusinë për të burgosurit, Biden: Aleatët bënë të mundur shkëmbimin

marreveshja me rusine per te burgosurit biden aleatet bene te mundur shkembimin
marreveshja me rusine per te burgosurit biden aleatet bene te mundur shkembimin

Presidenti amerikan Joe Biden ka folur pas finalizimit të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke theksuar se amerikanët e liruar janë në rrugën drejt SHBA-ve.

Sipas tij kjo marrëveshje ishte një “veprim i diplomacisë dhe miqësisë”.

Ai u shpreh se 16 të burgosurit e liruar nga Rusia përfshijnë katër amerikanë, pesë gjermanë dhe shtatë shtetas rusë që ishin të burgosur politikë.

Biden shpjegoi rolin kyç të luajtur nga aleatët e Amerikës në shkëmbimin e sotëm të të burgosurve.

Aleatët e SHBA-së qëndruan me ne, tha Biden, duke marrë vendime të guximshme dhe duke ofruar mbështetje logjistike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →