Shqiperia

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Rama: Shqipërisë i takon të jetë e dobishme për miqtë, BE nuk e konsideron “ide të keqe”

marreveshja per emigrantet me italine rama shqiperise i takon te jete e dobishme per miqte be nuk e konsideron ide te keqe
marreveshja per emigrantet me italine rama shqiperise i takon te jete e dobishme per miqte be nuk e konsideron ide te keqe

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me debatet mbi marrëveshjen me Italinë për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, i pyetur në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024.

Rama theksoi se, përkundër kritikave nga disa grupe progresiste në Evropë që e konsiderojnë këtë marrëveshje si një ide të keqe, nuk ka ndonjë deklaratë të qartë nga Bashkimi Evropian, përfaqësuar nga Ursula von der Leyen, që të konsiderojë marrëveshjen si të gabuar.

Ai shtoi se qëndrimi i tij është të mbështesë miqtë dhe të kontribuojë në mënyrë të dobishme për interesat e Shqipërisë dhe të partnerëve të saj.

“Si Kryeministër, është e rëndësishme për mua të jem i dobishëm për miqtë dhe që Shqipëria të jetë e dobishme për miqtë e saj. Nëse ata kërkojnë diçka, duhet të jem në krah të tyre, edhe pse nuk mund të bie dakord 100% me të gjitha aspekte,” tha Rama.

Si është reagimi, si i pajtoni mendimet për kampet e refugjatëve në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes me Italinë?

Rama: Nuk ka shumë në BE që e kundërshtojnë. BE që përfaqësohet nga Ursula von der Leyen nuk thotë se marrëveshja është e gabuar. Ka nga ana progresiste e Evropës që e konsideron këtë si ide të keqe. Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe që Shqipëria të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë të kërkojnë diçka duhet të jesh krahë tyre, edhe pse nuk mund të biesh dakord 100% me ta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts