“Marrëzi që t’u ofrojmë ndihmë falas”, Trump i prerë: Tajvani duhet të na paguajë për mbrojtjen nga Kina

marrezi qe tu ofrojme ndihme falas trump i prere tajvani duhet te na paguaje per mbrojtjen nga kina
marrezi qe tu ofrojme ndihme falas trump i prere tajvani duhet te na paguaje per mbrojtjen nga kina

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka deklaruar se do të ishte më pak i gatshëm të mbronte Tajvanin nga Kina sesa rivali i tij demokrat dhe presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden.

Është “marrëzi” që Uashingtoni t’i ofrojë mbrojtje Taipeit falas, këmbënguli Trump në një intervistë me Bloomberg të regjistruar më 25 qershor, por të publikuar të plotë të martën.

“Unë i njoh njerëzit shumë mirë, i respektoj shumë. Ata morën rreth 100% të biznesit tonë të çipave. Unë mendoj se Tajvani duhet të na paguajë për mbrojtjen”, tha ai.

Ishulli i vetëqeverisur i Tajvanit, të cilin Kina e sheh si pjesë të territorit të saj, prodhon rreth 90% të çipave gjysmëpërçues super të avancuar në botë.

“Unë nuk mendoj se ne jemi të ndryshëm nga një polic sigurimi,” theksoi ish-presidenti. “Tajvani nuk na jep asgjë” pavarësisht se është “jashtëzakonisht i pasur”, shtoi ai.

Sipas Trump, mbrojtja e Taipeit do të ishte gjithashtu problematike për Uashingtonin për arsye gjeografike. “Tajvani është rreth 15,000 km larg nga SHBA. Është pak më pak se 110 km larg nga Kina,” shpjegoi ai.

Pekini kundërshton fuqishëm kontaktet midis Uashingtonit dhe Taipeit, duke e quajtur vazhdimisht çështjen Tajvaneze si “vijë të kuqe”. Autoritetet kineze kanë thënë se do të preferonin ribashkimin paqësor me ishullin, por kanë paralajmëruar se nuk mund të përjashtohet një skenar ushtarak.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →