Sport

Martini i lumtur: Fitore me peshë për Teutën, qëndrojmë me këmbë në tokë

martini i lumtur fitore me peshe per teuten qendrojme me kembe ne toke
martini i lumtur fitore me peshe per teuten qendrojme me kembe ne toke

Tekniku i Teutës, Edi Martini u shfaq i lumtur pas fitores 1-0 ndaj Partizanit.

“Ishte shumë e rëndësishme si fitore, sidomos pas eleminimit në Kupë. Ekipi ishte në gjendje jo të mirë mentale pasi ndeshja ndaj Tiranës ishte e pafalshme. Jemi stërvitur mirë, Partizanin e kishim vlerësuar maksimalisht. Shumë e rëndësishme kjo fitore.

Nuk dua të them që mendojmë për lart, jemi me këmbë në tokë. Kemi ndeshjen e radhës me Tiranën, pastaj me Dinamon. Mund të fitonim me Partizanin në ndeshjen e parë, hap pas hapi me djemtë të ecim e të bëjmë gjithçka për të arritur sa më mirë në fund.

Edhe kur humbisja thoja që e tentojmë katërshen. Nuk dua t’i vë në presion djemtë, e mbaj për vete. Ata të luajnë qetë në fushë dhe pretendimet rriten. Sot bëmë detyrën pasi nuk shoh asnjë dallim nga Teuta ime dhe Partizani”, – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts