Shtatë persona – të gjithë të rinj – vdiqën nga plumbat dhe dy të tjerë u plagosën natën e së mërkurës duke u gdhirë e enjte në një shesh në Visoza do Ceara, në shtetin brazilian të Ceara (në verilindje të vendit), njoftuan autoritetet lokale.
Në veçanti, autoritetet po përpiqen të zbulojnë motivin e autorëve të masakrës, e cila çoi në një ekzekutim. Sipas stacionit televiziv lokal Verdes Mares, masakra ndodhi rreth orës 03:00 në qytetin me afro 60 mijë banorë, rreth 350 kilometra në perëndim të Fortalezës.
Viktimat ishin në një lokal në një shesh në qendër të qytetit kur agresorët mbërritën me makina. Pamjet e CCTV të transmetuara nga stacioni televiziv lokal treguan viktimat duke u çuar në vendin e masakrës, me duar në kokë dhe të rreshtuar krah për krah, përpara se të vriteshin.
Guvernatori i shtetit të Searas, Elmanou zi Freitas, e quajti episodin “të papranueshëm” përmes një reagimi në X. Kriminelët e përfshirë në vrasjen masive “do të gjenden dhe arrestohen, një nga një, për të dhënë llogari para drejtësisë” për këtë “mizori”, këmbënguli ai. Në vitin 2021, katër anëtarë të së njëjtës familje u vranë brenda shtëpisë së tyre në Visoza do Ceara.
Ceará, një nga shtetet më të varfra të Brazilit, është ndër shtetet më të rrënuara nga dhuna. Shkalla e vrasjeve atje arrin në 35,5 për 100,000 banorë, shumë më e lartë se shkalla kombëtare (23,4/100,000), sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga OJQ-ja Brazilian Public Security Forum (FBSP) më 2022.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co