Masakra në Dobraç, Berisha nderon me një minutë heshtje katër viktimat: Mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë

masakra ne dobrac berisha nderon me nje minute heshtje kater viktimat mafia dhe terrori nuk do te na mposhtin kurre








































Ish-kryeministri Sali Berisha, ka nderuar me një minutë heshtje katër viktimat e masakrës në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor.

berisha

Në fjalimin nga ballkoni i banesës për mbështetësit e tij, Berisha u shpreh se ata janw viktima të krimit të mafias shtetërore.

Më tej Berisha u zotua se mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë, por “përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta”.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, dhe mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që shpërndajnë çdo natë të vërteta tek qytetarët shqiptarë.

Të dashur miq!  Mediat njoftuan se sot në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë Bashkim Basha, babai i 3 fëmijëve, bashkëshorti i të ndjerës, Flutura Basha. Viktimë e masakrës së licencuar nga Edi Rama, narkopolicia e tij, për narkobandën, me qëllim që të terrorizoj Shkodrën dhe të grabisë mandatin e tij.

Le të nderojmë ne, me një minutë heshtje viktimat e këtij krimit të mafias shtetërore. I përjetshëm kujtimi i tyre. Zotimi ynë është në dhe vetëm një, mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë. Përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta”, tha Berisha.

Kujtojmë se sot numri i vikimave nga masakra në Dobraç shkoi në 4, pasi ndërroi jetë në spital pas katër ditësh në gjendje të rëndë dhe qytetari Bashkim Basha.

67-vjeçari dhe gruaja e tij, Flutura Basha ishin duke udhëtuar me motor, por u përplasën nga makina ku ndodhej Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndaj të cilëve u krye atentati nga persona ende të paidentifikuar.

Lici dhe Bushati ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra nga breshëria e plumbave, ndërsa çifti i bashkëshortëve humbën jetën krejt rastësisht dhe pa asnjë faj.

Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor 2024

1-Hamza Lici 23 vjeç, vëllai i Ibrahim Licit
2-Arlind Bushati 32 vjeç, djali i Xhemal Bushatit
3-Flutura Basha 56 vjeçe, kalimtare
4-Bashkim Basha 67 vjeç, kalimtar

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →