Masakra në SHBA dhe Mal të Zi, ministri Igli Hasani: Zemërthyer për tragjeditë! Ngushëllime për miqtë tanë malazezë dhe amerikanë

masakra ne shba dhe mal te zi ministri igli hasani zemerthyer per tragjedite ngushellime per miqte tane malazeze dhe amerikane











































Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas dy tragjedive me humbje jetësh, të ndodhura në Mal të Zi në Cetinje dhe në New Orleans të SHBA-së.

igli hasani

“Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në New Orleans. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave,” deklaroi ministri Hasani.

Kujtojmë se në Cetinje të paktën 12 persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën rëndë të mërkurën (1 janar) nga të shtënat me armë që nisi në një tavernë në Cetinje të Malit të Zi.

Sipas mediave malazeze, mësohet se viktimë e kësaj tragjedie kanë mbetur shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë. Po ashtu edhe autori, i cili u vetëvra pas ngjarjes.

Ndërkohë, në New Orleans në orët e para të ditës së Vitit të Ri, u vranë të paktën 10 persona. Nje person hyri me makinë përmes turmës dhe qeloi me armë, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Reagimi i ministrit Hasani: Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në New Orleans.  Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.

Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →