Mashtrimi me miliona euro, SPAK çon për gjykim dosjen me 17 të pandehur/ Detajet

mashtrimi me miliona euro spak con per gjykim dosjen me 17 te pandehur detajet
mashtrimi me miliona euro spak con per gjykim dosjen me 17 te pandehur detajet

SPAK ka çuar për gjykim dosjen me 17 të pandehur që dyshohet se kishin ngritur një skemë mashtrimi. Organizata dyshohet se drejtohej nga Bruno Çobo, i cili pak kohë më parë iu dorëzua autoriteteve, ndërsa ishte arratisur më parë drejt Dubait. Përmes mashtrimit kompjuterik, dyshohet se organizata ka përfituar 4.7 milionë euro përmes mashtrimit.

Nga hetimet të zhvilluara fillimisht nga Prokuroria e Pordenone, Itali, rezultonte se, Seksioni i Policisë Postare të Pordenone-s, kishte identifikuar se, një grup kriminal dispononte një call center të vendodhur në Tiranë (Shqipëri), ku përdorte shumë operatorë për të kontaktuar një numër të madh personash banues në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.

Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet.

Njoftimi nga SPAK

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 23.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të procedimit penal Nr. 121, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Bruno Çobo, i cili akuzohet për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Aldo Pasku, Antoneta Malo (Pepkolaj), Bruno Gjika, Elisa Çaçi (Caci), Erion Kastrati, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Gilbert Pushani, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Olta Toçi, Orland Cani, Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Silvana Veliu dhe Valbona Abedinaj (Resuli), të cilët akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të struktruruar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

2. Në seancën e datës 16.07.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 50, datë 16.07.2024 vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të të pandehurve:

1. Bruno Çobo, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

2. Aldo Pasku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

3. Antoneta Malo (Pepkolaj), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

4. Bruno Gjika, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

5. Elisa Çaçi (Caci), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

6. Erion Kastrati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

7. Florjan Bregu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

8. Hamit Dobi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

9. Gilbert Pushani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

10. Greta Gjoci (Pepa), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

11. Gjin Shelnishta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

12. Olta Toçi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

13. Orland Cani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

14. Mojsi Zuna, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

15. Rezarta Ibrahimi (Çaçi), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

16. Silvana Veliu, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

17. Valbona Abedinaj (Resuli), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

-Viktimat e veprës penale: ****, përfaqësuar nga avokatët, **** në mungesë, për arsye se, gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës si dhe bashkë me të edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të paraqitur personalisht nga të pandehurit Bruno Çobo, Aldo Pasku, Antoneta Malo (Pepkolaj), Bruno Gjika, Elisa Çaçi (Caci), Erion Kastrati, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Gilbert Pushani, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Orland Cani, Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Silvana Veliu dhe Valbona Abedinaj.

II. Fashikulli i gjykimit përcaktohet të përfshijë të gjitha aktet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak të përbërë prej 39 (tridhjetë e nëntë) fashikujsh dhe aktet e paraqitura nga palet në seancë gjyqësore.

III. Rrëzimin e kërkesës së mbrojtjes së të pandehurit Mojsi Zuna, avokatëve Gentjan Rumano dhe Elda Zoto për shpalljen e moskomptencës lëndore dhe dërgimin e çështjes për gjykim për kompetencë lëndore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe në prova.

IV. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

V. Urdhërohet depozitimi i këtij vendimi dhe fashikullit të këtij gjykimi në Krysekretarinë e kësaj gjykate brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes, duke ja vënë në dsipozicion një trupi gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, të ndryshëm nga ky trup monokratik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →