Mashtronin të huaj me kriptomonedha, ‘’koka’’ e grupit, një shqiptar i kërkuar nga disa shtete

mashtronin te huaj me kriptomonedha koka e grupit nje shqiptar i kerkuar nga disa shtete
mashtronin te huaj me kriptomonedha koka e grupit nje shqiptar i kerkuar nga disa shtete

Një 41-vjeçar shqiptar po hetohet si pjesë e një grupi ndërkombëtar mashtruesish të cilët përmes platformave online kanë mashtruar njerëz duke u zhvatur paratë, mediat e huaja thonë se po kryhen kërkime intensivisht për të gjetur 41-vjeccarin shqiptar i cili është edhe drejtuesi grupit.

Që nga janari i vitit 2023, policia e Salzburgut ka hetuar autorë të panjohur fillimisht, të cilët mashtruan një grua 73-vjeçare nga Pongau me një shumë të ulët prej gjashtë shifrash euro rreth 130,000 euro. Gruaja ishte regjistruar në një platformë të supozuar tregtare për kriptovalutat.

Pasi autorë të panjohur kanë kontaktuar me të, 73-vjeçarja ka kryer gjithsej 42 transferta në platforma të ndryshme kriptosh.

Pas analizave të shumta të IT dhe transaksioneve financiare si pjesë e hetimeve të imtësishme, tashmë kriminalistët mundën të identifikonin si një nga autorët një shqiptar 41-vjeçar.

Tashmë kundër tij po zhvillohen një sërë hetimesh për mashtrim në vende të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co