Mashtruan një shtetas nëpërmjet interneti duke i marrë mbi 80 mijë dollarë, e pësojnë 2 të rinjtë

mashtruan nje shtetas nepermjet interneti duke i marre mbi 80 mije dollare e pesojne 2 te rinjte
mashtruan nje shtetas nepermjet interneti duke i marre mbi 80 mije dollare e pesojne 2 te rinjte

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar një operacion policor në dy lokacione në Pejë dhe Klinë, nën dyshimin se disa persona po kryejnë vepra penale të mashtrimit dhe shantazhit përmes internetit.

Në komunikatën e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë është thënë se janë arrestuar dy persona, dhe janë sekuestruar një veturë, dëshmi të transaksioneve nga unionet financiare, dy telefona celularë, dy revole, tetë copë municion dhe një maskë.

Në komunikatë thuhet se i dyshuari ka përdorur rrjetet sociale duke u regjistruar me emër dhe fotografi të rrejshme me qëllim të zhvatjes financiare dhe se ka arritur ta mashtrojë një person që i ka dërguar para përmes unioneve financiare.

Është thënë se dy të dyshuarit kanë vënë në lajthitje një person dhe i kanë shkaktuar dëme financiare në vlerë mbi 80 mijë dollarë.

“I dyshuari kryesor në këtë rast ka përdorur rrjetet sociale duke përdorur emër dhe fotografi personale të rrejshme, me qëllim të zhvatjes financiare i dyshuari ka arritur të mashtroj viktimën e cila i ka dërguar atij para përmes unioneve financiare. Të dyshuarit me veprimet e tyre kanë vënë në lajthim dhe kanë mashtruar viktimën duke i shkaktuar dëm me vlerë mbi 80 mijë dollarë amerikanë. Lidhur me rastin pas marrjes në pyetje, dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dërgohen në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →