“Maskarai që e vrau, e pa dhe nuk e ndihmoi”- Protesta për Egli Progën, përlotet motra e 42-vjeçarit: Im vëlla u qëllua nga 4 barbarë, 3 prej tyre u lanë të lirë të pinë raki

maskarai qe e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi protesta per egli progen perlotet motra e 42 vjecarit im vella u qellua nga 4 barbare 3 prej tyre u lane te lire te pine raki





































Motra e Egli Progës, i cili u vra disa ditë më parë në Pogradec, ka folur sot gjatë protestës që mbahet në nder të tij në Tiranë, ku ka deklaruar se vëllai i saj u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

egli proga motra proteste tirane

“Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia?”, u shpreh ajo.

E reja u shpreh se “horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera s’ka, prova s’ka”.

Sipas saj, policia e pa të ndjerin për 13 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë, ndërsa shtoi se “maskarai që e vrau, e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”.

egli proga proteste tirasne

 “Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia?

Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime. Horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar.

Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 13 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe, një trafikant që e njeh mirë policia se cfare ka bërë”, u shpreh ajo.

protesta egli proga

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →