Shqiperia

“Master Class’ rikthen në skenë Eva Alikajn, aktorja: E kënaqur të arrija rolin e Maria Callas

master class rikthen ne skene eva alikajn aktorja e kenaqur te arrija rolin e maria callas
master class rikthen ne skene eva alikajn aktorja e kenaqur te arrija rolin e maria callas

Master Class është shfaqja teatrale, e cila ka rikthyer aktoren shumë të dashur për publikun Eva Alikaj. Shfaqja do të jepet në 30 qershor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në rubrikën “Opinion” në News24, Alikaj tha se duke punuar me pasion, duke disiplinuar vetveten, do të isha e kënaqur të arrija rolin e Maria Callas.

Ajo tha se përtej dramacitetit të madh që ka pjesa, ka edhe humor. “E bukura është se do të këndohet ‘live’. Janë 3 këngëtarë të muzikës klasike, do të interpretojnë arien ‘live’, janë dy vajza që do të fillojnë shkollën si studente në Universitetin e Arteve, si dhe një djalë. Kjo e bën shumë shumë të këndshme pjesën”, tha Alikaj.

Aktorja tha se e ka goditur ky personazh ku ka parë shfaqjen në Vjenë. “Tregohet se si shkërmoqet një ‘Diva’, tregon raportet me studentët. Ajo i ngjan çdo gruaje që është e vlerësuar në punën e saj dhe ndoshta vjen një moment që nuk është më. Më kryesorsja është se tregohen virtytet e saj, ajo thotë nuk kapet qendra e skemës me magji, nuk është si një jetë që janë rrugët e shumta, arti ka një fillim dhe një fund, dhe po nuk dhe gjithçka në skenë nuk mund ti zotërosh njerëzit”, tha Alikaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts