Bota

“Materialin që kam, do e dorëzojë vetëm në SPAK!”- Rihapja e hetimeve për “21 Janarin”, Hoxha: I besuari i Berishës i tha familjes së Aleks Nikës se djalin jua vrau…

materialin qe kam do e dorezoje vetem ne spak rihapja e hetimeve per 21 janarin hoxha i besuari i berishes i tha familjes se aleks nikes se djalin jua vrau



































Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet e rihapura nga Prokuroria e Posaçme, për çështjen e “21 Janarit”.

21 janari artan hoxha

I ftuar në News24, Hoxha foli mbi një material nga protesta e 21 Janarit, ku tregoi se atë e ka parë vetëm familja e Aleks Nikës, i cili u vra në tubimin e para 13 viteve. Po ashtu, ai nënvizoi se materiali do t’i vendoset në dispozicion vetëm SPAK nëse do të kërkohet.

“Kemi rënë dakord edhe me familjen që materialin e dorëzojmë vetëm në SPAK. Në momentin që do më thërrasë SPAK do e vë në dispozicion”, tha ai.

Sipas tij, disa njerëz të tjerë kishin shkuar më parë në familjen e Nikës dhe i kishin thënë se një tjetër person u kishte vrarë djalin.

Gazetarit tha se personi në fjalë kishte qenë një i besuar i ish-kryeministrit Sali Berisha, por nuk ishte përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës.

Mw tej ai theksoi se “21 Janari nuk mund të hetohet për atë që ka ndodhur, por duhet një hetim shterues”.

 “Ata që kryen 21 Janarin ishin kujdesur të fshihnin provat. Pasi kam siguruar materialin e kam identifikuar nëse është origjinal. Për shkak të kontaktit me familjen e Aleks Nika, kisha një detyrim qoftë edhe moral që t’i shpjegoja babait të Aleksit që kishte një material të ri.

Disa njerëz kishin shkuar më para në familjen Nika dhe i kishin treguar një foto të një personi tjetër, me detyrë komandant i rëndësishëm në gardë në 21 janar dhe u thanë djalin ua ka vrarë ky. Kjo ishte e rrezikshme, sepse flasim për një familje me traditë dhe origjinë nga veriu. Kjo mund t’i shtynte drejt hakmarrjes nëse s’do kishte veprim nga drejtësia. U thashë që informacioni nuk ishte i vërtetë.

Personi në fjalë ishte njeri i besuar i Berishës, por nuk kishte lidhje. Unë dhe familjarët e Aleksit kemi folur në Prokurorinë e Tiranës dhe nuk kam pasur asnjë moment besim te prokuroria. Ndaj nuk e kam dorëzuar materialin. Kemi rënë dakord edhe me familjen që materialin e dorëzojmë vetëm në SPAK. Në momentin që do më thërrasë SPAK do e vë në dispozicion. 21 Janari nuk mund të hetohet për atë që ka ndodhur, por duhet një hetim shterues”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts