Matić shkëlqen në Lojërat Olimpike, xhudistja kroate i dhuron Kroacisë medaljen e parë të artë në Paris 2024

matic shkelqen ne lojerat olimpike xhudistja kroate i dhuron kroacise medaljen e pare te arte ne paris 2024
matic shkelqen ne lojerat olimpike xhudistja kroate i dhuron kroacise medaljen e pare te arte ne paris 2024

Barbara Matić ka fituar të mërkurën medaljen e parë të artë të Kroacisë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris. Xhudistja Matić mundi gjermanen Miriam Butkereit në finalen e 70 kg për femra për të “rrëmbyer” kështu një medalje historike.

Kjo ishte medalja e dytë e Kroacisë në Lojërat Olimpike pasi asaj që mori Miran Mariçiç.

Për 29-vjeçaren nga Spliti, Matić, kjo ishte një ditë mjaft pozitive,  pasi së pari ajo mposhti Kim Polling të Italisë 10-0, përpara se të triumfonte ndaj Al Tsunoda Roustant nga Spanja me të njëjtin rezultat. Matić shkëlqeu në gjysmëfinale, duke “likuiduar” Sanne van Dijke nga Holanda 10-0.

Xhudistja është dy herë kampione e botës dhe në fillim të këtij viti ajo fitoi titullin evropian për herë të parë pasi fitoi katër herë medaljen e bronztë – 2014, 2017, 2019, 2023.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →