Mazhoranca dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për KURUM. Meçollari: Porti i Durrësit dhe kompanitë koncesionare përgjegjëse për ngarkesat që dalin prej aty

mazhoranca dhe opozita akuzojne njera tjetren per kurum mecollari porti i durresit dhe kompanite koncesionare pergjegjese per ngarkesat qe dalin prej aty
mazhoranca dhe opozita akuzojne njera tjetren per kurum mecollari porti i durresit dhe kompanite koncesionare pergjegjese per ngarkesat qe dalin prej aty

Nga Armand Kullau, emisioni investigativ Vetting

Nga momenti i shpërthimit të skandalit për eksportin e mbetjeve nga Porti i Durrësit është prodhuar një rrëmujë për shkak të përplasjeve politike.

Akuzat politike lidhen me faktin se kompania koncesionare që administron pjesën lindore të portit e ka lidhur kontratën gjatë kohës që Partia Demokratike ka qenë në pushtet, duke iu ngarkuar përgjegjësia nga mazhoranca, por edhe nga institucionet që janë në varësi të saj.

Sipas ish-zv/Drejtorit të Forcave Detare, Artur Meçollari: “Transporti në përgjegjësi dhe transporti i mallrave të rrezikshme, në territorin e Portit të Durrësit është përgjegjësi direkte e Autoritetit Portual të Durrësit dhe vetë kompanitë që kanë marrë me koncesion pjesë të vetë Portit të Durrësit, ato kanë marrë aktivitetin dhe në kontratat e tyre është e shënuar që kontrata është e vlefshme për aq kohë sa zbatohet legjislacioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar.”

Porti i Durrësit është në ngarkim të Autoritetit Portual Durrës, i cili menaxhohet nga bordi drejtues. Ky bord është i përbërë nga 7 persona, dy përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kryetar dhe zv.kryetar të Bordit, një anëtar nga Ministria e Kulturës dhe Inovacionit, një përfaqësues nga prefektura Durrës dhe një nga Bashkia Durrës, si dhe dy përfaqësues nga sektori privat.

Më 23 dhjetor 2021, Bordi Drejtues i Autoritetit ka aprovuar vendimin nr. 16 përsa i përket Rregullores për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme në Portin e Durrësit.

“Vetting” kërkoi të zbulonte përmbajtjen e kësaj rregullore, e cila nuk është publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit duke shkelur ligjin për të Drejtën e Informimit, pasi vendime të tilla duhet të jenë të publikuara automatikisht.

Sipas Artur Meçollarit, “ky është një rast specifik, ku për transportin e mbetjeve të rrezikshme, mbetjeve industriale, pikërisht është shkelur legjislacioni dhe më e keqja është që këto mbetje janë depozituar fillimisht në portin e Durrësit si mall rifuxho në tokë dhe më pas janë transportuar nëpërmjet kontenierit. Kontenierët janë mbushur në portin e Durrësit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →