Po mbahet mbledhja e Nënkomisionit “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile”.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se mazhoranca po tenton të kapë KLGJ dhe KLP, duke paracaktuar kandidatët në shkelje të Kushtetutës.
“Edhe në këtë proces është vërejtur një procedurë që nuk bazohet në ligj me qëllim përcaktimin e anëtarëve. Absurdi shkon aty sa e bën të pamundur aplikimin e procedurës kushtetuese që është hedhja e shortit, duke lënë nga një kandidat në garë. Janë skualifikuar kandidat mbi pretendime absurde.
Përshembull ka kandidatë që ka vendim gjyqësor për t’u përfshirë në garë, Sekretari i Përgjithshëm i ka skualifikuar. Për ne procesi është absurd dhe antikushtetues”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co