Shqiperia

“Mazhoranca s’ka vullnet për të ndryshuar Kodin Zgjedhor”/ Do të kandidojë për kryeministër? Si përgjigjet Agron Duka

mazhoranca ska vullnet per te ndryshuar kodin zgjedhor do te kandidoje per kryeminister si pergjigjet agron duka
mazhoranca ska vullnet per te ndryshuar kodin zgjedhor do te kandidoje per kryeminister si pergjigjet agron duka

Agron Duka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe situatën brenda opozitës.

Ai tha se opozita duhet të bashkohet rreth një konfederate, por se kjo nuk mjafton.

Duka foli edhe në lidhje me Reformën Zgjedhore ku tha se nuk sheh një dëshirë nga mazhoranca për të ndryshuar Kodin Zgjedhor.

“Situata në Parlament është kthyer pak a shumë në normalitet, deputetët flasin dhe ligjet diskutohen.

Është ngritur një tryezë negociatorësh por nuk shoh dëshirë të madhe nga mazhoranca për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Opozita duhet të vërë theksin në ndryshimin e saj sepse që në nisje të procesit favorizohet mazhoranca.

[embedded content]

Në gjendjen aktuale më e mira është që të bashkohemi sa më shumë drejt bashkimit të kësaj federate të opozitës. Kemi thënë që jemi të hapur edhe për bashkimin e partive të tjera. Por kjo nuk mjafton. Duhet një sinergji ndaj bëjmë edhe takime në bazë”, tha ai.

Duka foli edhe në lidhje me deklaratat se mund të kandidojë për kryeministër të vendit, si një nga alternativat e opozitës.

Ai tha se alternativë sheh edhe deputetë si Gazment Bardhi apo Tabaku, ndërsa sa i përket kandidaturës së tij, ai tha se nuk e sheh të mundshëm pasi kryeministri zgjidhet me vota dhe në opozitë sipas tij ka persona me më shumë vota.

[embedded content]

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts