Mbahen sot zgjedhjet në Britaninë e Madhe. Votuesit britanikë do të shkojnë drejt qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme vendimtare, për të zgjedhur deputetët në Dhomën e Komunave dhe cila parti do të formojë qeverinë e ardhshme.
Kutitë e votimit janë hapur në orën 07:00 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ato do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00. Votimi i parakohshëm, i thirrur nga kryeministri Rishi Sunak, po mbahet muaj më herët. Kujtojmë se Partia Laburiste e opozitës pësoi humbjen e saj më të keqe që nga viti 1935 në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, por që atëherë e ka rindërtuar veten nën udhëheqjen e Keir Starmer.
Votimi i së enjtes pason një fushatë gjashtë-javore në të cilën të gjitha partitë e mëdha kanë kontrolluar vendin në kërkim të votave. Sakaq, pjesa më e madhe e debatit është rrotulluar rreth ekonomisë, kostos së jetesës, gjendjes së shërbimeve publike të Britanisë, taksave dhe imigracionit.
Duke iu referuar fakteve historike, Britania ka pasur tre kryeministra konservatorë që nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme në 2019, të cilat Boris Johnson i fitoi me shumicë. Johnson u zëvendësua atë Liz Truss në 2022-in, e cila u bë kryeministrja me mandatin më të shkurtër dhe më pas u zgjodh Sunak. Sondazhet sugjerojnë se gjasat janë të mëdha që Partia Laburiste e Keir Starmerit do të fitojë bindshëm ndaj konservatorëve
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co